Dalin dokumente të tjera tepër sekrete amerikane, Pentagoni nis hetimet! Media ukrainase: Moska ndalon zyrtarët e lartë të largohen nga vendi

8 Prill 2023, 13:36

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të SHBA-së dhe shpërndarja në rrjete sociale po përhapet. Teksa Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Pentagoni kanë nisur një hetim për burimin, dokumente të reja janë publikuar në ‘4chan’, një faqe interneti anonime dhe më pas në rrjete të tjera sociale.