Dalin jashtë kontrollit zjarret në Attica të Greqisë, flakë deri në 20 metra të larta 'gllabërojnë' shtëpitë

3 Gusht 2021, 19:27

Pamje tronditëse nga Greqia, ku zjarret kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa flakë deri në 20 metra të larta po djegin gjithçka gjejnë përpara. Në zonë e Varybobi janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme.