‘Darka e të marrëve’, komedia e dramaturgut francez premierë në teatrin e Vlorës! Aktori Bujar Asqeriu rikthehet në skenë pas 20 vitesh

22 Tetor 2022, 16:25

“Darka e të marrëve” një komedi brilante e dramaturgut francez, Francis Verber është ngjitur në skenën e teatrit “Petro Marko” duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Pas 20 vitesh, shfaqja riktheu në skenën e teatrit të Vlorës aktorin Bujar Asqeriu.