Dash Shehu heq dorë nga bashkimi i opozitës, kundër Rithemelimit: Në zgjedhje do hyjmë vetëm! Boll me Berishën e Bashën, të dalë një i ri

13 Shkurt, 19:17

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dash Shehi ka hequr dorë nga bashkimi i opozitës. I ftuar në emisionin “Frontline Interview” me Marsela Karapançon Shehu u shpreh edhe kundër bashkimit të Gaz Bardhit me Rithemelimin, ndërsa një ftesë pati për kolegët e tjerë opozitarë që t’i bashkohen për të ndërtuar një rrugë të re në zgjedhjet e ardhshme.