Dashuri dhe propagandë! U realizua nga fashistët 8 dekada më parë, shfaqet premierë në Tiranë, filmi i parë i huaj që u xhirua në Shqipëri

4 Korrik 2023, 16:00

Premiera në Tiranë, e filmit të parë të huaj të xhiruar në Shqipëri u dha mbrëmë në Qendrën e Artit “Agimi”. “Il Cavaliere di Kruja” rrëfen një histori dashurie mes një gazetari italian dhe një shqiptareje, por ka brenda edhe propagandën fashiste, ku shqiptarët që mbështetën regjimin e tyre i shfaqin si shtresën më të lartë të shoqërisë