VIDEO/ Dashuri dhe protestë! Djali i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë mes protestuesve

28 Qershor, 22:28 | Përditesimi: 29 Qershor, 09:43

Një propozim për martesë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në protestën qytetare para Kryeministrisë në Tiranë. I riu vendosi të bënte një propozim surprizë për të dashurën e tij e cila tregon habinë e saj pasi sheh të dashurin e saj në gjunjë teksa ata janë të rrethuar nga qytetarët që mbajnë në duar pankarta dhe flamingo.

Propozimi u prit me duartrokitje dhe brohoritje. Mes çiftit nuk mungoi edhe një përqafim dhe një puthje.

E.H/Shqiptarja.com