Dashuri, para, kompromise apo kontrata? Cilat janë kriteret e zgjedhjes së partnerit/es? (28 mars 2023)

28 Mars 2023, 20:18

Dashuria vjen gjithnjë kur nuk po e kërkon,një ligj i thjeshtë i Universit si për çdo gjë tjetër në jetë. E kërkojmë ose jo,ka gjithnjë një projektim të partnerit të jetës në dëshirat tona. Kohët ndryshojnë edhe kërkesat për të pasur një njeri në krah nuk janë njësoj nga një brez në tjetrin. Në kohët që jetojmë çfarë duam nga partneri apo partnerja që dëshirojmë të ndajmë jetën? Në një panel në “Esencë” me këngëtaren Xhesika Polo,gazetarin Flavio Qarri dhe sportisten Iva Aliko,ndamë këndvështrimet e një mardhënie dashurie sot.