'Dasma shkodrane', përmes 50 këngëve! Radovani: Qëllimi, përcjellja e traditës tek të rinjtë

12 Shtator 2021, 21:59

SHKODËR- Shumë tradita të dasmës shqiptare kohët e fundit janë harruar. Por ashtu si dikur, kur dasma nuk i përkiste vetëm çiftit por të gjithë fshatit e qytetit, në Shkodër këto  tradita vijnë përmes aktivitetit dedikuar dasmës shkodrane.

Me qëllim ruajtjen e traditës dhe trashëgimin e saj tek brezat e rinj, për tre orë me radhë, pjesëmarrësit në aktivitet, shijuan një natë ndryshe, me një program të pasur me rreth 50 materiale te përzgjedhura nga maestro Lorenc Radovani.