Debat Celibashi-Sefa, Komisioneri: S’ më imponohesh dot! Përfaqësuesi i PD: Po vendos precedentë të rrezikshëm

15 Prill 2023, 13:16

Debati për vendosjen apo jo të emrit të Ilir Metës krah koalicionit të tij me Berishën në fletën u votimit u karakterizua nga tone të ashpra.

Debati i plotë

Sefa: Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!

Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.

Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.

Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.

Sefa : Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.