Debat mbi konsumin energjisë/ Bejtja: Kemi llogaritur mbajtjen e kondicionerit në 8 orë ndezur! Elezaj: Qeveria s’ka strategji! Llogarit sa harxhon shkarkuesja e tualetit

26 Shtator 2022, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2022-09-26 16:36:20

Zv.ministri Ilir Bejtja dhe eksperti Eduart Elezaj kanë debatuar në “Sot, live në Shqipëri” për planin e qeverisë për të përballuar krizës energjetike. Duke iu referuar tabelës së publikuar nga Ministria e Infrastrukturës për konsumin e energjisë sipas pajisjeve, Elezaj kishte Kritika ndaj Belinda Ballukut duke thënë se nuk shpalos strategji, por llogarit sa shpenzon shkarkuesja e tualetit.