Debati i parë presidencial Biden- Trump i mbushur me gabime! Presidenti akuzon rivalin për pagesat ndaj aktores pornografike, ish-Presidenti i kujton të birin e dënuar

28 Qershor, 16:40

Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi çështjen e ekonomisë, abortin, imigracionin dhe politikën e jashtme gjatë mandateve të tyre në debatin e tyre të enjten, duke u dhënë votuesve një mundësi për të parë në debat kandidatët më të moshuar presidencialë në historinë e Shteteve të Bashkuara