Debati në 'Report Tv'/ Aksidenti tragjik te '21 Dhjetori', taksisti: Ai që e shkaktoi, vrasës! Eksperti: Policia të shtojë masat, të rinjtë ecin në mënyrë agresive në rrugë! Guri: Ora policore është harruar

11 Nëntor 2021, 13:36

Aksidenti tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i '21 Dhjetorit' në Tiranë, ku humbën jetën dy persona, Luan Cenollari, 58 vjeç, dhe 69-vjeçari Ali Bejo, shokoi jo pak opinion publik, duke treguar qartësisht se shoferët e 'fortë' në vend lëvizin në rrugë të dehur, duke mos respektuar rregullat e qarkullimit e as orën policore. Emirjan Doko ishte i dehur në timon, po ecte me shpejtësi dhe as nuk ndaloi në semafor, në momentin që përplasi  automjetin që drejtohej nga Cenollari.

E pikërisht kjo ka qenë edhe tema e debatit sot në 'Report Tv'. Eksperti i sigurisë rrugore, Ismail Qibini e konsideroi aksidentin të frikshëm që nuk duhej të ndodhte në një zonë të banuar. Ai kërkoi që Policia Rrugore të shtojë masat ndëshkuese ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit. Po ashtu ai theksoi se të rinjtë janë ata që shkelin më shumë rregullat duke qarkulluar në rrugë me agresivitet e duke u kthyer në burim aksidenti.