Debati në Report Tv, vaksinimi me detyrim dhe dozat e treta, Alimehmeti: Duhet informim, doza e tretë e personalizuar në konsultë me mjekun! Mësuesja: S'jam e bindur për t'u vaksinuar

6 Tetor 2021, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2021-10-06 15:44:05

Irma Marku, mësuese, e ka kaluar COVID në gusht, nuk e ka bërë vaksinën dhe ende nuk është e bindur nëse duhet ta bëjë. Në debatin e ditës në Report TV, Marku tha se është skeptike për vaksinën vetëm për shkak të imponimit që po i bëhet popullatës.