Debati në ‘Studio Live’/Bejko: Në Gjirokastër po mblidhen firma që të mbrojnë 'doktorin', PD e ndarë në tre pjesë! Këlliçi: Basha e trajton partinë si pronë të tij

29 Nëntor 2021, 20:40

'Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. I ftuar në studio ishte deputeti Belind Këlliçi i cili tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë të tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko tregoi se mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit.