Debati për Mozaikun e Muzeut, ministrja Margariti në Report Tv: Asgjë s’u ndryshua, restaurimi në dakordësi të plotë me autorët

23 Maj 2023, 16:09

Ministrja Elva Margariti flet në Report Tv pas nisjes së debatit se përse në mozaikun ‘Shqipëria’ të Muzeut Historik në Tiranë, nuk janë simbolet komuniste. Ministrja shpjegon se retushimi i veprës së artit i është përmbajtur restaurimit që i është bërë veprës në vitin 1993, kur me vendim të Këshillit të Ministrave u vendos që të hiqeshin simbolet komuniste.