Debati për të ndryshuar emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, Çupi: Je kokrra enveristit! Përgjigjet Shabani: Çfarë ke pështyrë, e ke lëpirë

29 Nëntor 2022, 18:42

Propozimi i Nismës ‘Thurrje’ për të ndryshuar emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar ka sjellë debat mes Endri Shabanit dhe Frrok Çupit në ‘Studio Live’.

Çupi: Nuk do të doja ta komentoja se është një iniciativë që dëshmon boshllëk. Njeriu kur nuk ka çfarë bën, luan me derën, thotë populli. Emrat e rrugëve në kryeqytet janë vendosur si janë vendosur. Nëse do të shkojmë të kërkojmë rrënjët apo biografinë e njerëzve, kjo do ishte një marrëzi që askush nuk e mban mbi vete. Ata që ishin janë vendosur në një kohë të caktuar. Tani çfarë do të bëjmë? Nëse është vendosur një emër partizani do të thotë se është vendosur nga partizanë e çlirimtare. Këta janë enveristë. Enveri merrte vesh që kishte thashetheme në kafe e mbyllte kafenetë. Kjo është të fusësh duart në histori. Më duket lajthitje.

Shabani: Kur nuk di çfarë të flasë, flet kot për çerek ore. Më quan mua enverist…

Çupi: Ti je kokrra enveristit. Je një copë njeriu që do të bësh vetëm polemika. Kërkon të krijosh konflikte. Ty të ka zënë marrëzia dhe del e flet marrëzira.

Shabani: Ke që në ’90 që flet. Ke kaluar sa këtej e andej.

Çupi: Fjala ime ka peshë, s’është e marrë si e jotja.

Shabani: S’mund të më thuash enverist kur unë as nuk kisha lind në kohën e tij.

Çupi: Unë kam kontribuar në këtë vend dhe më dëgjohet fjala. Ju keni një pasion për të thënë marrëzira. Doni ta vini këtë popull sërish në konflikt.

Shabani: Më tregon mua që është turp që dal në televizor. Çdo gjë që ke pështyrë e ke lëpirë sërish, aman të japësh moral ti.