Debati për Teatrin/ Basha: Hajdutin nuk e zë gjumi për të vjedhur

1 Gusht 2019, 15:16 | Përditesimi: 1 Gusht 2019, 15:16

TIRANE-Vijon përplasja në distancë me replika mes Metës, Ramës dhe Bashës. Pas mbështetjes së Presidentit për aktorët dhe përgjigjes së kryeministrit Rama ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës. Ai i konsideron artistët që janë rreshtuar në krahë të idesë për shembjen e Teatrit si të keqpërdorurit e radhës.

Kryedemokrati duke iu referuar Ramës thotë se hajdutin psiqik nuk e zë gjumi për kullat dhe 200 mln eurot.

'Puna e Teatrit ishte loooja! Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro!

Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën! Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës' shkruan Basha.

r.k./Shqiptarja.com