Vetëm pak ditë pasi Partia Demokratike firmosi një marrëveshje me artistët të cilët nuk duan prishjen e Teatrit Kombëtar, sot Presidenti Meta ka deklaruar se do të mbështesë kauzën e tyre dhe aplikimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë në organizatën "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Meta ka thumbuar edhe kryeministrin Rama, ku ka shpërndarë një video të tij kur kreu i qeverisë ishte në atë kohë ministër kulture dhe thoshte se duhen mbrojtur monumentet kulturore.
Sipas Metës videoja e Ramës konfirmon se ai vetë është në mbrojtje të këtyre çështjeve që prej 20 vitesh.
Reagimi i plotë i Metës:
Të dashur miq! Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.
Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.
VIDEO e postuar nga Presidenti Meta
-
Ka shummmmmm te drejt,se edhe keta me sali qenin ne krye e gjith kasta e ketyre mbetjeve ta pas viteve 90 duhet te ruhen per relike dhe ti bejm te gjith bashk tek teatri, se na can gajden.
Përgjigju -
Rama thote Qendres historike, ky eshte nje term i gjere qe nuk do te thote te ruhen karakatinat dhe mizerjet e te kaluares!
Përgjigju -
Nje jete majtas djathtas Lsi si ato k*.Liro je debil i madh para EDIT ju (pd,lsi plus bishtat nga pas) jeni mbussha topi.
Përgjigju











Komente
Komento