Përmes një video shfaqet një moment tragjik në Alpet zvicerane. Një skiator gjatë rrugëtimit ka rënë në një ta çarë që u hap papritur poshtë këmbëve të tij. Sipas La Repubblica skiatori është një profesionist dhe për fat të mirë edhe miqtë e tij e ndihmuan të dalë me një litar.
Video është bërë virale dhe ka hapur një debat për brishtësinë e dëborës në shpatet e maleve sipërfaqe që përdoren për ski, duke ngritur shqetësimin për rrezikun e shkrirjes së tyre në këtë periudhë.