Debutim fantastik në boksin profesionist, Hysa 4 fitore me nokaut në po kaq ndeshje: Sfida e rradhës me ish-kundërshtarin e Mohamed Ali

26 Shtator 2022, 15:33 | Përditesimi i fundit: 2022-09-26 16:11:15

6 muaj më parë vendosi të kalonte nga boksi olimpik në atë profesionist dhe deri më tani ka rezultuar shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për Nelson Hysën, boksierin shkodran të peshave super të rënda, që të shtunën mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Edhe kjo kundër gjermanit Mohamed Ali Durmaz erdhi me nokaut, ashtu si 3 përballjet e tjera më herët.