Defekti në nënstacion djeg panelet e ujësjellësit, e gjithë Shkodra pa ujë! Drejtori i ujësjellësit: Shkak luhatja e tensionit, situatë e përsëritur! Dëmi 200.000 lekë

22 Qershor 2021, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2021-06-22 14:59:02

Një defekt në linjën 110 kv të nënstacionit Shkodra 1 ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye Shkodra sot është zgjuar pa ujë të pishëm.

Drejtori i Ujësjellësit Mark Molla në një intervistë për media është shprehur se dëmi është i konsiderueshëm ndërkohë që shprehet se nga OST dhe OSHEE, nuk ka asnjë përgjigje. Defekti sipas tij është i përsëritur por këtë herë vlera e dëmit i kalon 200.000 lekë të reja. Pritet që deri nga orët e drekës të kryhet riparimi i defektit.