Një jetë e kaluar me sportin,jo në fushë por në ekran. Një prej figurave më të dashura që vjen prej futbollit,gazetari sportiv Dëfrim Methasani erdhi në “Esencë” në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Mes fotosh ai kujtoi etapa domethënëse të jetës së tij,që prej fëmijërisë,gjimnazit e më vonë rrugës që do të merrte jeta e tij profesionale. Gazetari kujtoi fillesat që e kanë lidhur me futbollin,fillimisht si lojtar i të rinjve të “Korabit” e më pas si një njeri që lidhjen e tij me këtë sport e pati nëpërmjet kamerës. “E kuptova që talenti im për futbollin,nuk ishte tek këmbët po tek fjala”-thotë ai gjatë bisedës teksa kujton ato kohë. Depërtimi në gazetari ishte nga kronika e tij e parë sportive në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar në 1992-shin, që i hapi udhën më pas për të qenë një prej emrave më të lakuar mes gazetarëve sportivë. Por kthimi pas,e çoi në kohët kur ai menjëherë pasi përfundoi studimet e mesme,u emërua mësues në vendlindjen e tij,në Peshkopi. Një periudhë që e kujton me nostalgji dhe përtej sfidave e vështirësive si një prej eksperiencave të vyera në jetë. I rritur në një familje dibrane me parime të forta e moral ai thotë se ndershmëria dhe vlerat njerëzore janë tiparet që ka trashëguar nga prindërit e tij. Ai thotë se ruan mardhënie të forta me familjen,me atë ku ka lindur dhe me atë që ka krijuar,veçanërisht me prindërit e tij. Ende janë pjesë e ritualeve të tyre takimet dhe koha që ai kalon me prindërit,si një mënyrë për t’i pasur afër ata përtej anagzhimeve të përditshme. Dy prindërit, vajzat dhe nipi surprizuan Dëfrimin i cili si bir,baba dhe gjysh mori emocione të forta prej tre statusesh të ndryshme në jetë.
Dëfrim Methasani- "Pasioni që nisi në fushë dhe vazhdojë si gazetar sporti" (13 janar 2023)
Video të fundit në programin Esence Të gjitha
-
Sulmi me armë i RTSH-së, punëtorët e uzinave shqiptare dhe orjentalizmat e shqipes
10 Nëntor, 16:42 -
Berisha i vitit 1997, librat shekullorë orientalë dhe filmat që kanë frymëzuar shqiptarët! Esencë
22 Tetor, 13:17 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Gjelat dhe dollarët e sportistëve shqiptarë, librat e rrallë dhe hetuesia nën diktaturë!
5 Shtator, 22:59 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Prodhimi i armëve shqiptare, Pallati i Sportit Partizani dhe Muri i Berlinit në Tiranë
29 Maj, 22:47 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Kundëradmiral Abdi Mati, treni i 'çmendur' dhe Zemra e Krishtit, Esencë
22 Maj, 19:59 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Albania e Kaukazit, vespat e para në Shqipëri, kostot e Muzeut të Skënderbeut!
15 Maj, 21:24 -
Emisioni i plotë 'Esencë' '|Bunkerët e Shqipërisë dje e sot, debatet me Mehmet Shehun e varrmihësi i çuditshëm!
1 Maj, 20:49 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Tuneli i Porto Palermos, dhoma sekrete në Metalurgjik, Stanislav Zuber dhe nafta shqiptare! Esencë
24 Prill, 20:55 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Bunkeri që u bë kishë, e majta shqiptare krijimi i saj dhe mësimi i italishtes në diktaturë!
10 Prill, 22:00 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Kur Shqipëria komuniste bënte tregti rrobash me Italinë, Superfosfati i Laçit dhe Vila e Zogut
3 Prill, 23:03 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Vajza e Spiro Kolekës zbulon sekretet e Bllokut, Mehmet Shehut dhe misteret e Kalasë së Tiranës
27 Mars, 21:02 -
Azerbaijxhani, toka e mrekullive natyrore dhe njerëzore! Report Tv sjell eksperiencën unike
21 Mars, 21:01 -
Emisioni i plotë 'Esence'| Matura 72 që tronditi Tiranën, vajza e Spiro Kolekës, Qemal Stafa dhe varrezat e Tufinës!
20 Mars, 22:35 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Thesari i Shtetit, Djemtë me motorra para viteve 90 dhe Muzeu i Thanas Papës!
13 Mars, 21:13 -
Emisioni i plotë 'Esencë' | Stalini për shqiptarët, rusët në luftën e Kosovës dhe shtëpia publike në Tiranë!
27 Shkurt, 21:17 -
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:20 -
Tedi Papavarami, Sigurimi i Shtetit na gjëmonte edhe në Francë! Ja faktet, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:01 -
Hapen dosjet! Regjimi Komunist në Shqipëri (Nëntor 1944-Dhjetor 1949). Si ia doli Enver Hoxha të stabilizonte dhe të mbante pushtetin? Ekskluzive, Esencë
15 Shkurt, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Hapen dosjet e komunizmit, Tedi Papavrami për Sigurimin e Shtetit dhe Pallati i Sportit në Korçë
13 Shkurt, 21:14 -
Nëndetësja 105, historia e frikshme e bishës së detit! Ku është ajo sot? Esencë Report Tv
8 Shkurt, 19:34
