Degradimi i ‘Urës së Zogut’ mbi Lumin Mat, aktivistë dhe të rinj ngrihen në protestë

19 Shtator 2021, 13:21 | Përditesimi: 19 Shtator 2021, 13:21

Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistet e shoqërisë civile dhe nga grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini. Ata u mblodhen të dielën pranë objektit monument kulture i cili ka pësuar dëmtime të rënda gjatë këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen totale. Aktivistet e konsiderojnë të pafalshme mos ndqrhyrjen e shtetit për të mbrojtur Urën e Zogut, pavarësisht se është bërë dhe një peticion me 3 mijë firma të qytetareve.

KT/Shqiptarja.com