Degradon lagjja historike në Vlorë, bizneset në protestë: Zona s'pastrohet, era e rëndë dhe pusetat largojnë klientët! Po behën diferencime nga policia, nxisin konkurrencën e pandershme

15 Maj 2021, 14:23

E rikonstruktuar dy vite më parë lagjja historike e Vlorës po shkon drejt degradimit. Mbeturina të shumta, erë e rëndë nga pusetat, dhe puse të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve janë disa nga shqetësimet kryesore të bizneseve që operojnë në lagjen "Muradie".