‘Degustohet’ vaji i ullirit italian, ministrja Krifca: Kemi 10.7 mln rrënjë ulli, por eksporti është i ulët

22 Nëntor 2022, 17:57

10.7 milion rrënjë ulliri, arrijnë të plotësojnë 97% të nevojave të konsumatorëve vendas, megjithatë eksportet mbeten në nivele të ulëta. Për të transformuar këtë industri, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë një aktiviteti degustues të vajit të ullirit në rezidencën e ambasadës italiane kërkoi bashkëpunim me partnerët.