Deklarata e Berishës në PPE, Petro Koçi: Flet si zëdhënës i Putinit, qëndrim racist kundër shqiptarëve! PS garante e reformës në drejtësi

4 Qershor 2025, 19:30 | Përditesimi: 4 Qershor 2025, 19:30

Qëndrim racist ndaj shqiptarëve i ka cilësuar deputeti i PS Petro Koçi deklaratat e kreut të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë. Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë mbështetëse e reformës dhe e institucioneve SPAK dhe GJKKO.

r.k./Shqiptarja.com