Deklarata e fortë e Topit në Report Tv: Nga bashkëpunimi Rama-Basha mua më privohet të jap mësim në universitet, më janë ngritur mure nga të gjitha palët

13 Tetor 2021, 22:22 | Përditesimi i fundit: 2021-10-13 22:23:30

Ish-presidenti Bamir Topi në studion e Report Tv ka bërë nje deklaratë të fortë, duke thënë se ndonëse është një njeri me kontribut për vendin, për shkak të bashkëpunimit Basha-Rama, ndaj tij janë krijuar “mure” që e privojnë nga shumë gjëra. Një prej atyre është edhe dhënia në mësim në Universitete.