Deklarim i rremë, pezullohet nga garat ndërkombëtare Izmir Smajlaj! Atleti mohon për 'Report TV': Çështjen do e dërgoj në CAS

9 Dhjetor 2022, 20:12

Atleti në kërcim së gjati Izimir Smajlaj dhe dy drejtues të federatës janë pezulluar të paktën përkohësisht pasi akuzohen për deklarim të rremë të rezultatit, që i mundësoi pjesmarrjen në Olimpiadën e Tokios. Për Report Tv Smajlaj e mohon një veprim të tillë dhe thotë se çështjen do ta çojë në CAS.