Dekonspiroi aksionet e policisë, SPAK mbyll hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja: Ndihmoi Altin Hajrin në këmbim të votave

15 Korrik, 17:41 | Përditesimi: 15 Korrik, 17:41

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tre të pandehurve; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Në krye të listës qëndron Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili akuzohet për një sërë veprash penale të kryera gjatë kohës kur ushtronte funksion publik në Kuvendin e Shqipërisë.

r.k./Shqiptarja.com