Dekoron Putinin me medalje nderi, BE-ja paralajmëron pasoja nëse Dodik vijon t’i qëndrojë afër presidentit rus

9 Janar 2023, 15:50

Milorad Dodik, një nga presidentët e Federatës së Bosnjës ka dekoruar aleatin e tij politik, Vladimir Putin. Dodik është personazh jetëgjatë në politikën ballkanike, dhe së fundmi i sanksionuar nga amerikanët. Sipas analistëve të rajonit, Dodik ka lidhje të thella politike me Rusinë që kërkon të destabilizojë Ballkanin