Del video,momenti kur i vendosin tritol makinës së inspektorit në Durrës

3 Shtator 2021, 11:10 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 11:10

Report Tv ka siguruar pamjet kur një person ende i paidentifikuar, i ka vendosur një sasi lëndë plasëse makinës së efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës. Siç shihet edhe nga pamjet, personi vendos lëndën plasëse në gomën e parë të makinës. Lënda plasëse ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz po vetëm dëme materiale.

r.k./Shqiptarja.com