Delegacioni i BE-së: KE pezullon përkohësisht fondet për bujqësinë në Shqipëri pas hetimeve për korrupsion për zbatimin e IPARD II

19 Korrik 2023, 14:45

Fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri në kuadër të programit IPARD II janë pezulluar përkohësisht! Ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion në zbatimin e IPARD II.