Flakët e fuqishme rrezikojnë edhe fshatin Vergo në Delvinë. Situatë e vështirë mëngjesin e sotëm në Senicë, teksa zjarri zgjeron vatrën e tij prej ditës së djeshme.
Aktualisht raportohet nga gazetari i Report Tv, Limos Didani, se zjarri rrezikon fshatin Vergo në Delvinë. Janë siguruar edhe pamjet e flakëve të fuqishme dhe banesat jo shumë larg tyre.
Zjarret kanë vijuar gjatë natës. Aktualisht zjarret janë ende aktive edhe në Tatzat, ashtu si në Senicë.
A.Q/Shqiptarja.com
















