Dënohet me 6 muaj burg shqiptari në Bolivi, bashkëpunoi me bosin brazilian të kokainës

18 Shkurt, 14:48

Shqiptari i cili u arrestua të enjten e 15 shkurtit, në San Rafael de Velasco, gjatë një operacioni blic nga autoritetet e Bolivisë me qëllim goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës është dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 6 muaj.