Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: Janë paraqitur 91 materiale, PD 50 kallëzime, presidenti 18, PS 1! Procedime për 32 çështje

23 Prill 2021, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 16:58:55

SPAK bën me dije se deri më tani ka marrë 91 kallëzime për krime zgjedhore. Nga këto subjektet politike kanë bërë 55 kallëzime, ku konkretisht PD 50 raste, LSI – 3 raste PS – 1 rast, FRD – 1 rast, në periudhën mars-prill.

Deri më tani janë regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi. Në 7 raste është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal kurse 15 raste janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit.