Denoncimi: Hapet 3 km rrugë në pyllin pranë Kishës së Laçit! Bashkia për Report Tv: S'e dimë autorin... bëmë kallëzim

19 Korrik, 14:31 | Përditesimi: 19 Korrik, 14:31

Opozita në Kurbin denoncon dëmtimin e një sipërfaqe të madhe pyjore dhe hapjen e një rruge të paligjshme, afro 3 kilometra, në zonën e mbrojtur pranë Kishës së Shna Ndout në Laç. Sipas saj, institucionet kanë heshtur, dhe kërkojnë ndërhyrjen e SPAK-ut. Në një reagim për Report TV, Bashkia Kurbin konfirmon se ka bërë kallëzim penal dhe se çështja është tashmë në hetim nga Prokuroria e Lezhës.

r.k./Shqiptarja.com