Një ditë më parë e mohoi, ndërsa sot, kreu i Bahskisë së Vlorës, Dritan Leli ka pranuar se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës.
"Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, për orët shtesë dhe do paguhen për të gjitha orët shtesë që kanë ngelur pa paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses do paguhen për çdo orë punë", tha Leli.

















