Denoncimi nga Report Tv/ Bllokoi gjobën ndaj tregut Agro-ushqimor, ministria e Drejtësisë nis procedimin disiplinor për kyrepërmbaruesin Alban Ruli

2 Korrik 2020, 17:59

TIRANE-Ministria e Drejtësisë pas ankesës nga Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procedimin disiplinor për kryepërmbaruesin Alban Ruli, i cili veproi në mënyrë abuzive për të shpëtuar nga gjoba 380 mijë USD tregun Agro-ushqimor, që është në pronësi të Klodian Allajbeut, mes te tjera edhe monopolist i shëndetësisë private në Shqipëri.

Pas denoncimeve të vazhdueshme të Report Tv që e ka ndjekur problemin e çmimeve monopol dhe abuzimeve të kryera ndaj tregtarëve të fruta-perimeve dhe manovrave për ta shpëtuar nga gjoba tregun agro-ushqimor, ministria e Drejtësisë i drejtoi kërkoi shpjegime Rulit se përse nuk e zbatoi vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Përmbaruesi gjyqësor privat Alban Ruli nuk ktheu asnjë përgjigje duke bërë që ministrja Etilda Gjonaj të firmosë nisjen e procedimit disiplinor.