Investigimi/ Ministria e Drejtësisë mbron përmbaruesin Alban Ruli që kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba

TIRANE-Skandali i kryetarit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Alban Ruli, i cili u përpoq të anulonte në mënyrë abuzive gjobën 43 milionë lekë të reja që Gjykata e Apelit ka vendosur kundër Tregut Agro-ushqimor për çmimet monopol dhe abuzimet e kryera ndaj tregtarëve te fruta-perimeve, tani rrezikon të përfshijë edhe ministrinë e Drejtësisë.

Autoriteti i Konkurrencës, e vetmja pjesë e shtetit që ka pasur kurajon deri tani që të sfidojë monopolin e Tregut Agro-ushqimor, pasi apeloi në Gjykatë për pushim të paligjshëm të gjobës së vendosur nga përmbaruesi Alban Ruli, ka bërë ankesë pranë ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar që të marrë një masë disiplinore. Ankesa u dërgua më datë 3 shkurt 2020 por deri tani ministria, duke shkelur ligjin, nuk ka dhënë asnjë përgjigje dhe nuk ka marrë asnjë masë.

Është pikërisht ligji Nr. 26/2019 për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat i miratuar nga kjo qeveri që rregullon aktivitetin e përmbaruesve i cili saktëson në Nenin 14 se ministria ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë të kontrollojë 'nëpërmjet strukturave përgjegjëse të ministrisë, veprimtarinë e përmbaruesve gjyqësorë privatë''.

Faksimile e nenit 14

Ligji përcakton në mënyrë shumë të qartë edhe se çfarë duhet të bëjë ministria e Drejtësisë kur mbërrin një ankesë disiplinore si ajo e paraqitur nga Autoriteti i Konkurrencës: Neni 62 thotë se “brenda 30 ditësh nga marrja e ankesës informohet ankuesi se kërkesa është marrë ne dorezim'', ndërsa Neni 61 thotë që brenda 3 muajsh 'Ministri vendos të fillojë hetimin për shkeljen e pretenduar ose të arkivojë një ankesë''.


Faksimile e neneve 62 dhe 61

Nga 3 shkurti 2020, kur Autoriteti i Konkurrencës ka paraqitur ankesë ndaj përmbaruesit Alban Ruli, kanë kaluar si 30 ditët brenda të cilave ministria duhej të komunikonte se kishte marrë ankesën, ashtu edhe tre muajt brenda të cilëve ministria duhej të vendoste nëse do ta arkivonte akuzën, apo të vijonte me procedurën disiplinore. Por asgjë nuk ka ndodhur.

Report TV ka kontaktuar me ministrinë e Drejtësisë për të marrë një sqarim, por nuk kemi patur asnjë përgjigje. Heshtja e çuditshme me të cilën ministria e Drejtësisë po mbulon këtë skandal deri tani i ka ofruar një imunitet Alban Rulit pavarësisht nga permasa e skandali qe ç’ka ndodhur.

Në qershor 2019 Autoriteti i Konkurrencës pas një beteje të gjatë me gjykatën dhe presione nga më të ndryshme ka fituar betejën në Gjykatën e Apelit me kompaninë ‘EKMA Albania’, pronar i Tregu agro-ushqimor, duke konfirmuar një gjobë prej 43.168.617 lekë. Kompania ‘EKMA Albania’ u gjobit për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës dhe sjelljeve abuzuese ndaj tregtarëve, të cilëve u kishte dhënë me qira ambientet.

Çmimet që duhet t’i pagunin tregtarët pronarit të tregut ishin më të lartat në rajon, kushtet kontraktore ishin skllavëruese dhe rezultati ishte që tregtarët detyroheshin të transferonin këto kosto jashtëzakonisht të mëdha mbi çmimet përfundimtare të produkteve agro-ushqimore të tregut të pakicës, ndërkohë që pronarët e tregut agro-ushqimor siguronin fitime me vlerë miliona euro.

Ekzekutimin i gjobës u besua nga Autoriteti i Konkurrencës përmbaruesit Alban Ruli, pronar i agjencisë përmbarimore ''ARB'' dhe kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, pra teorikisht figura më prestigjioze në fushën e përmbarimit. Por çuditërisht Alban Ruli dështoi në misioni e tij: pas disa muaj zvarritje, përballë insistimeve të Autoritetit të Konkurrencës, Alban Ruli shpjegon që ekzekutimi i gjobës ishte i pamundur.

Një konkluzion surprizues sepse shoqëria EKMA përveçse me zyra pranë tregut agro-ushqimor kur çdo muaj tregtarët paguajnë faturat te kripura, ka pronat te paluajtshme, ka aksione dhe llogari bankare të mbushura me para. Në prill 2019, EKMA e ka shpërndarë për ortakët e saj një superdividen prej 312 milionë lekë të reja. Si ka mundësi që përmbaruesi Alban Ruli nuk i ka gjetur EKMA-s asnjë qindarke nëpër bankat për të ekzekutuar gjobën dhe as nuk ka bllokuar asetet apo aksione në formë garancie siç ndodh normalisht në rast së një kompani e gjobitur nuk ka lekë për të paguar gjobën?

Përballë mosveprimeve të Alban Rulit, Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi të kthente dosjen me qëllim që t’ia dorëzonte një përmbaruesi tjetër. Por çuditërisht, në vend që të kthente dosjen, në 22 tetor 2019, Alban Ruli ka vendosur “Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit” me pretendimin që e ka kërkuar Autoriteti i Konkurrencës. Në fakt realiteti është komplet ndryshe: siç rezulton nga ky vendim i gjykatës që ka anuluar pushimin e urdhrit të ekzekutimit, Autoriteti nuk e kishte kërkuar një pushim të tillë, sepse ndryshe nuk e kishte ankimuar menjëherë në gjykatë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e vendimit të përmbaruesit si të paligjshëm, por këtu vjen surpriza e dytë: përmbaruesi Alban Ruli, ka vendosur ta kundërshtojë në Apel vendimin. Pra vendimi e tij për pushimin e ekzekutimit të vendimit për gjobën nuk duket më një keqkuptim, siç privatisht e kishte argumentuar me Autoritetin e konkurrencës, por një vendimi i hapur në krah të pronarëve të tregut agro-ushqimor, për të shmangur ekzekutimin e dënimit. Tani Autoriteti i Konkurrencës duhet ta presë vendimin e Apelit mbi rekursin e dorëzuar nga Alban Ruli, për të fituar sërish të drejtën për të ekzekutuar një gjobë të vendosur tashmë para dy vite vetëm për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve ndaj monopolistëve të tregut agro-ushqimor.

Por skandali nuk përfshin vetëm veprimet e përmbaruesit, por edhe heshtjen dhe indiferencën e treguar deri tani nga ministria e Drejtësisë qe nuk ka ndërmarrë asnjë procedurë disiplinore pas ankesës së Autoritetit të Konkurrencës. Në fakt ministria nuk ka reaguar as pas transmetimit të kronikës nga Report Tv dhe Shqiptarja.com në datë 9 maj. Ndërkohë që pikërisht ligji për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat detyron ministrinë të merre parasysh edhe informacionet që dalin nga media për të hetuar kryesisht një skandal të tillë.

Faksimile e nenit 63

Tani lind një pyetje: kush i mbron kaq fort përmbaruesin Alban Ruli dhe pronarët e Tregut Agro-Ushqimor, duke ua falur një gjobë 43 milionë lekë të reja, që në fund të fundit janë para që duhet të përfundojnë në arkën e Shtetit?

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 17/05/2020 09:41

    Qe ta dini ky Ruli ka zyre qe punon me kryetarin e dhomes se permbaruesve gjyqesore private Tedi Malaveci zyra quhet TDR. Malaveci mik me xhafajn dhe me ministren. Ai treg dhe ata qe e kane ashtu operojne edhe ne gjykata! Vetem Erjon Brace u vjen hakut ketyre ministrave qe soj e sorollop slan pa mgaterruar. Pale te Ministria e Financave tere drejtoret e institucioneve financiare jane bere lekista!

    Përgjigju
    • Daku: 17/05/2020 11:51

      Zyra permbarimore e permendur nga ju TDR nuk ka fare lidhje me Z.Tedi Malaveci apo me permbaruesin ne fjale Alban Ruli. Z.Malaveci drejton zyren permbarimore TMA

  • Landi: 17/05/2020 05:08

    Pytje e sakte! Dhe nje pyetje tjeter eshte kush qendron pas gjobes 400 e ca milionshe dhe perdor median per te goditur palen tjeter?

    Përgjigju
  • redi: 16/05/2020 18:56

    Qeveri po vazhduat keshtu keq e keni punen duke mbrojtur monopolet .Nuk ka docialst tju votoj se e mbushet kupen me keq se PD ne pushtet dhe aq ne teper qe nuk zbatoni nje vndim gjykate te formes se prere . Me koncensione dhe PPP nuk i sherbehet popullit dhe kur thoni rritja ekonomike nuk eshte se rrutet mireqenia e njerezve por shtohen parate e oligarkeve qe kane marre te gjitha punet dhe tenderat publke. Ky model nuk rshte aspak i majte por neo lberal ekstremisht i dhathte.Populli nuk eshte i kenaqur

    Përgjigju
  • populli: 16/05/2020 15:53

    Dhe populli i shkrete ju pergjigjet lepe peqe..

    Përgjigju
  • jurist: 16/05/2020 14:36

    si ka mundesi qe ne te gjithe kete rast, nuk del qe drejtesia ta kete fajin apo gjykata ta kete fajin por del qeveria (ministria e drejtesise). Si ka mundesi ka shpetuar kjo situate nga manipulimi kolosal qe ka ndodhur keto 5-6 vite. Doja ti sugjeroja braces pasi ka shkuar ne shume zyra shtetrore,gjykata, administrate qe te shkonte te pinte nje kafe te ministria e drejtesise

    Përgjigju
  • alo alo: 16/05/2020 14:06

    ^i di qeveria keto qe kercejne keshtu me brecka ne mes te burrave?^, ^po si nuk i di, mamin e kane dekoruar edhe me urdhrin e punes^.... Publikojeni ne Facebook dhe bejini tag Erjon Braces me qe ishte shume i shqetesuar se drejtesia e "pavarur" nuk po vepronte ne favor te qytetareve. Bejini tag edhe Klodian Allajbeut qe ta kuptoi Brace se kush qendron pas Tregut me qe ben sikur nuk e di.

    Përgjigju
  • Toni: 16/05/2020 14:05

    Si nuk i vjen turp Etilda Gjonajt qe i kompromenton vartesit nje ordiner si Alban Ruli.

    Përgjigju
  • Eri: 16/05/2020 13:58

    Ceshte ky qe ben pazare me ata qe i ka ndeshkuar gjykata?!

    Përgjigju
  • Rreli: 16/05/2020 13:57

    Per kete mashtruesin duhet te kete pasur edhe ankesa te tjera por ja ka mbyllur ministria e drejtesusi.

    Përgjigju
  • meri: 16/05/2020 13:37

    Kemi Qevirritar te KORRUPTUAR....ne te gjitha Institucionet,prandaj nuk bejme dot asnji hap perpara.Por...,ka edhe Gazetar si JU,qe i'a zbuloni maskaralleqet keture MAFJOZVE....,por..,kjo nuk mjafton,sepse keta nuk turperohen,fetyra e ketyre eshte me keq se by..a

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë