Denoncimi për delegatin e FSHF-së Bujar Pregja, drejtori i Flamurtarit: Provokoi tifozërinë tonë, nuk i druhemi hakmarrjes së federatës

19 Shkurt, 12:18

Të dielën Flamurtari u rikthye te fitoret në Kategorinë e Parë, pasi mposhti pastër 2-0 Korabin, por më shumë se tre pikët pas ndeshjes bëri përshtypje kallëzimi në polici i delegatit të ndeshjes nga FSHF Bujar Pregja.

“Çuditërisht mbas mbarimit të ndeshjes Z.Pregja ka provokuar tifozët vlonjatë në një mënyrë që s’po e kuptojmë pse. Çfarë qëlimi ka? Klubi i Flamurtarit s’mund të rrinte indiferent ndaj këtij reagimi të këtij personi që nuk është shumë dashamirës ndaj klubit tonë,”-u shpreh Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.