Deputeti i Rithemelimit i bërtiti në Kuvend e i kërkoi të shkojë të foltorja, Alibeaj: Ndjesë në emër të tij! I janë futur një rruge pa krye

9 Shkurt, 17:42

Seanca plenare u shoqërua me tensione një ditë më parë. Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij. Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda shkoi me nerva pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.