Deputeti Jakimi deklaron votën pro shkarkimit: Gjuha e Metës e papranueshme

9 Qershor 2021, 14:49 | Përditesimi: 9 Qershor 2021, 15:05

Në fjalën e mbajtur në sot në parlament në seancën për miratimin e raportit përfundimtar të komisionit Hetimor të Kuvendit për shkarkimin e Metës, deputeti Halil Jakimi, shprehu votën e tij pro shkarkimit. Meta sipas tij nuk mund të jetë më unitet i kombit.

"Presidenti i Republikës ka mbajtur anësi politike. Kur bën deklarata të tilla të njëanshme ai e ka humbur rolin sipas atributit që i jep Kushtetuta.  Në shumë dalje publike Presidenti i Republikës ka zgjedhur një gjuhë përshkallëzuese deri në deklaratën 'do t'u pritet dora' apo edhe rasti kur përmendi sfurqet, kosoret etj", thotë Jakimi.

b.ha./Shqiptarja.com