Deputeti shqiptar drejt një mandati tjetër në Kuvendin serb: Me drejtimin e Vuçiç të drejtat tona janë përkeqësuar! ‘Open Balkan’ duhet të punojë dhe në këtë drejtim

4 Prill 2022, 18:06 | Përditesimi: 4 Prill 2022, 18:07

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi është drejt fitores së një mandati tjetër në Kuvendin e Serbisë. Për Report TV, Kamberi shpjegon se deri më tani janë 95% e votave të numëruara dhe pritet që rezultati përfundimtar të shpallet në 20:00. Aktualisht Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit ka rreth 9 mijë vota. Kamberi shpjegoi se sipas ligjit serb, listave të pakicave iu jepet një bonus plus 35% të votave.

Sh.Sh/Shqiptarja.com