Derbi pretekst për largimin e Ahmatajt, Tirana nis negociatat për pasuesin disa ditë më parë

20 Shkurt, 10:56

Futbolli shqiptar dhe klubi i Tiranës ka prodhur një tjetër çudi. Edhe pse një ditë para ndeshjes në Kupë Julian Ahmataj doli në konferencë për shtyp, bardheblutë kanë vendosur të largojnë 44-vjeçarin. Humbja në derbi ka qenë preteksi dhe pas një mbledhje me tone të ashpra drejtuesit e Tiranës i kanë kërkuar Ahmatajt të japë dorëheqjen.