Derbi që në nisje, hidhet shorti për sezonin e ri të Superligës! Erzeni ‘zhvendoset’ në Rrogozhinë

2 Gusht 2023, 16:10

Shorti për sezonin e ri të Superligës ka përcaktuar derbin Tirana-Dinamo që në javën e parë. Kampionët e Partizanit do ta nisin mbrojtjen e titullit përballë Teutës, ndërsa në sezonin e ri që nis më 19 gusht Erzeni ndeshjet pritëse nuk do i luajë më në Durrës, por në Rrogozhinë.