Deri në 20 vite burg, ndëshkimi që pret 'piromanët', ja çfarë parashikon Kodi Penal për të gjitha rastet e zjarrvënies

10 Gusht 2021, 19:10 | Përditesimi: 10 Gusht 2021, 19:23

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse prokuroria, në bashkëpunim me policinë, do të provojë para gjykatës përgjegjësinë e tyre si zjarrvënës të qëllimshëm, ata do të kalojnë një pjesë të jetës prapa hekurave. 

LR/Shqiptarja.com