Deri në orën 13:00 votojnë 31.3 % anëtarë të PD! Gjana: Procesi i rregullt, përfaqësuesit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve

13 Qershor 2021, 14:20

Kreu i Komisionit  Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka përditësuar votimet brenda PD që po zhvillohen në të gjithë vendin duke thënë se deri në orën 13:00 kanë votuar23 536 anëtarë ose 31.3 %.

Gjana tha se deri tani procesi ka qenë i rregullt, ndërsa tha se përfaqësuesit në qendrat e votimit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve