‘Dëshira e tretë’, ngjitet në skenën e teatrit të Vlorës! Komedia që gërsheton konfliktet e brezave

4 Nëntor 2023, 18:12

Një komedi që gërsheton konfliktet e brezave, në një realitet tërësisht shqiptar, u ngjit në skenën e teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë. “Dëshira e tretë” e dramaturgut vlonjat Ferdinand Hysi hapi siparin e shfaqjeve teatrale dhe u mirëprit nga publiku.