Eduard Prodani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte i ftuar në Report TV. Për Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, Prodani u ndal te dështimi i Kombëtares dhe rrëzimi në Ligën C në Ligën e Kombeve.
Me ironi, Prodani ceku faktin se sukseset e Kombëtares nuk lidhen me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Sipas tij organizmi i futbollit në vend ka dështuar, ndërsa Sylvinho i ka dhënë provat që është trajner i mirë.
Për dënimin nga UEFA me humbje 3-0 të Kosovës kundër Ukrainës, ai tha se dardanët bënë një veprim të guximshëm dhe fituan diçka më shumë, pasi kishte ardhur koha të thuhej "mjaft" për ofendimet kundër shqiptarëve në stadiumet e Evropës.