Të njëjtat akuza dhe të njëjtat argumente! Palët nuk kanë bërë asnjë hap para në negociata, duke bërë që të dështojë edhe raundi i dytë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në përfundim të seancës plenare, tha se "duhen 2 për tango", duke lënë të kuptuar se nuk kanë një palë më të cilën negociojnë.